Egnatia do të përballet me Vllazninë të dielën në orën 20:00 në Air Albania për gjysmëfinalen e Final Four. Rrogozhinasit vijnë me moralin lart pas fitimit të Kupës së Shqipërisë ku mposhtën Kukësin në finale.
Në Air Albania bënë ‘provat’ e para për ngritje trofesh ku në qiellin e asaj nate, kapiteni Malota krah të gjithë skuadrës ngriti trofeun e Kupës, i dyti në historinë e tyre. Në po këtë impiant do të tentohet të ngrihet lart edhe titulli kampion i Superiores dhe e gjitha nis me shkodranët.
Përpara ndeshjes, klubi rrogozhinas ka bërë një postim në rrjete sociale ku informon tifozët për uljen e tyre në tribuna.
“Të dielën përsëri.... Për ndeshjen e sezonit... Nga dita e nesërme dalin në shitje biletat te stadiumi "Arena Egnatia" . Tifozët tanë do të qëndrojnë tek sektori N (pas porte , krahu qytetit). Të gjithë bashkë”, shkruan klubi.