
Tirana tashmë do të luftojë vetëm për të siguruar një vend në “Final – Four”, pasi mbrëmjen e djeshme Kukësi i eliminoi bardheblutë nga Kupa e Shqipërisë. Tashmë “Final – Four” është i vetmi objektiv i bardhebluve në ndeshjet e mbetura.
Misioni për të siguruar një vend në top-4 do të nisë që nga derbi. Në fakt është Partizani që ka në dorë fatet e bardhebluve për një vend në “Final – Four’. Ekipit të Erbim Fagut i duhet me patjetër fitorja për të qenë më të qetë në sfidat e tjera, ndërsa humbja do të ishte vërtet fatale për ta, pasi një fitore e Dinamos ndaj Laçit dhe e Skënderbeut ndaj Erzenit do ta bënin ‘malore’ këtë objektiv për bardheblutë.
Aktualisht Tirana mban vendin e 4-të në klasifikim me 46 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të 5-të. Ndërksa nga krahu tjetër Skënderbeu i ndjek me 2 pikë më pak. Kujtiojmë se derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet ditën e dielë në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:00.