Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klajdi Kola i ngre nervat Ilir Dajës, trajneri i Dinamos kapet me Hygerta Sakon: Mbroje sa të duash; moderatorja ia pret shkurt: Nuk e vendosni ju kë marrim në studio (DEBATI)

Shkruar nga NEWSPORT
Klajdi Kola i ngre nervat Ilir Dajës, trajneri i Dinamos kapet me Hygerta
Ilir Daja - Hygerta Sako

Një situatë e “nxehtë” ndodhi në studion e “Supergol” pas ndeshjes Teuta – Dinamo. Menjëherë pas sfidës, trajneri Ilir Daja u “kap” me specialistin e moviolës në emisionin në fjalë, Klajdi Kolën. Megjithatë, ky i fundit pati edhe mbrojtjen e moderatores, Hygerta Sako.

Në nerva e sipër, Daja tha se nuk donte ta dëgjonte fare Kolën që të fliste. Por, menjëherë ndërhyri Hygerta Sako, duke “ia prerë shkurt” trajnerit të Dinamos, të cilit i tha se nuk është ai që vendos për të ftuarit në studio.

PJESË NGA DEBATI:

Ilir Daja: Nuk dua ta dëgjoj fare atë, as nuk dua ta dëgjoj fare. Ma hiqni fare atë se nuk dua ta dëgjoj fare atë.

Hygerta Sako: Profesor, nuk i heqim ne. Moviola do bëhet, ju keni të gjithë të drejtën e botës të thoni është gabim ose nuk është gabim.

Ilir Daja: Edhe një herë, ti mbroje sa të duash atë se e ke aty.

Hygerta Sako: Se çfarë marrim ne në studio nuk e vendosni ju.

Ilir Daja: Nuk do më ndërhyjë mua ai. Unë jam këtu për analizë. Nuk ia përmenda emrin. Kur ndërhyri thashë. Ç’punë kam unë.

Hygerta Sako: Qetësohu se je i ngarkuar.

Ilir Daja: Po çfarë të qetësohem, problemi është shumë i thjeshtë. Unë jam për analizën teknike të ndeshjes, ai të bëjë çfarë të dojë më mbrapa. Mua të mos më futet në koment ai, unë jam për të bërë analizën taktike. Ai të merret me moviolën siç është marrë gjithë kohës.

Hygerta Sako: Gjithsesi, e lëmë këtë pjesë se dolëm nga etika e komunikimit fare.

Poll

Lexo gjithashtu