Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ma hiqni fare atë”, Ilir Daja s’mban më pas barazimit, i kthehet keq Klajdi Kolës: Mos më ço zërin mua, s’po flet me shokun tënd

Shkruar nga NEWSPORT
“Ma hiqni fare atë”, Ilir Daja s’mban më pas
Ilir Daja

Trajneri i Dinamos Ilir Daja ka reaguar i revoltuar pas barazimit 0 – 0 ndaj Teutës, e cila nuk ka lën shije të mirë përsa i takon arbitrimit te “timonieri” dinamovitë. Madje Daja pati disa momente tensione me ish-arbitrin Klajdi Kola:  

“Mund të shkonte edhe më mirë edhe më keq. Keni parë ndonjëherë agresivitet nga Dinamo? Janë 5 kartona të kuq! Ne jemi ekipi më i dënuar më shumë. Për kartonat kam rezervë.

Barazimi, rezultati më i drejtë. Pjesë e kartonave duhte ta shikojmë me shumë seriozitet. Të marrim 5 kartona të kuq në 10 javë është shumë. Nëse po flasim për sot, dy faulla në mesfushë, të dalësh nga loja me të kuqe...

Maliqi nuk e mori veten pas kartonit të verdhë që në minutat e para. Po e pa Klajdi Kola, pastaj... Mos më ço zërin mua, s’po flet me shokun tënd! Ti 3 ndeshje ke arbitruar dhe më bën ti mua. Ma hiqni fare atë! Nuk dua të më ndërhyjë ai.

Ç’punë ka ai! Mua mos të më futet në koment ai. Dinamos i munguan sot rastet, terreni ishte rrëshqitës. Mangësi që ne nuk shkuam në shumë raste. Duhet të ishim cinik.

Sigurisht që krahu i majtë nuk funksionojë, pasi Neziri do kohën e vetë të ambintohet. Edhe Vila nuk ishte në një ditë të mirë. Në fakt, Vila gjatë gjithë karrierës së vetë ka lujtur sulmues karh, ndërsa te Dinamo ka mbuluar disa role”.    

Poll

Lexo gjithashtu