
Humbja 5-0 e Egnatias përballë Breidablik në Champions League ende nuk po kuptohet se si ndodhi. Ndërkohë që i ftuar në “MAX Sport” në Euronews, ish-futbollisti, Ilir Alliu ka dhënë mendimin e tij mbi kampionët e Superiores. Alliu ka sulmuar ashpër Egnatian, duke theksuar se kanë treguar amatorizëm. Ndër të tjera, ish-futbollisti tha se edhe pse është 50 vjeç sot, po të ishte në fushë në rolin e mbrojtësit, 4 gola nuk do t’i pësonte.
“Këto nuk janë Kupat e Europës, janë paraeliminatore. Nuk kemi hyrë akoma në Kupat e Europës, po luajmë me ekipe që janë themeluar pardje. Këto ekipe të vijnë dhe të rrafin 5-0. Egnatia ka kontroll të mirë të topit, ka lojë të mirëorganizuar dhe papritur vjen kjo humbje. Të luash ndaj një ekipi të tillë në nivel mediokër dhe të hash 5 gola, minimumi është amatorizëm.
Nuk ka ekip të bëj 5 gola në 25 minuta, unë të futem të luaj sot që jam 50 vjec, të luaj qendërmbrojtës dhe 4 gola kaq shpejt nuk m’i bën dot Brediabliku. Do të pranohej nëse do të ishte Atalanta, të humbnim 5-0 nga Atalanta pranohej. Nuk e humb dot ndeshjen 5-0 për fajin e trajnerit”, u shpreh Ilir Alliu.