Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I shënoi ish-ekipit dhe i dha Kupën Egnatias, Edison Ndreca: Finalet fitohen, luftojmë për titullin

Shkruar nga NEWSPORT
I shënoi ish-ekipit dhe i dha Kupën Egnatias, Edison Ndreca: Finalet
 

Egnatia është fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Rrogozhinasit mposhtën në finale Kukësin me rezultatin minimal 0-1. Heroi i jeshilëve ishte Edison Ndreca me golin e tij në pjesën e parë.

Në përfundim të ndeshjes foli për MCN pikërisht Ndreca, protagonisti i këtij takimi.

“Jam i lumtur që fituam. Kemi luftuar gjithë sezonin dhe për trofeun tjetër, uroj ta fitojmë. Vlerësojmë Vllazninë, për ne ndeshje e fortë dhe do luftojmë për finale dhe që të fitojmë titullin kampion. Do e vlerësojmë ndeshjen me Vllazninë, ia dimë forcën sepse sivjet kemi luajtur 6 ndeshje. Do bëjmë maksimumin për finalen. Rëndësi ka që dolëm me triumf në fund. Merita ka dhe Kukësi, për me ardh deri këtu ka kaluar Tiranën dhe Partizanin. Siç i thoni dhe ju, finalet fitohen, ne e fituam”, u shpreh Ndreca.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga