
Elbasani - Partizani
Partizani është mposhtur ditën e sotme në transfertë përballë Vlaznisë me rezultatin 2-0. Kjo disfatë e “Demave të Kuq” ka bërë që të rihapet gara në katërshen e parë.
Elbasani tashmë është një rrezik serioz për Partizanin pasi ndodhet vetëm 6 pikë larg dhe një ndeshje më pak. Klubi verdheblu ka shfaqur optimizëm dhe besim se mund të arrijë një vend në “Final 4”.
Dicka të tillë klubi i Elbasanit e tregon mjaft mire me anë të një postimi në rrjetet sociale në prag të ndeshjes me Skënderbeun, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:30.
“EJA NË STADIUM! Të ecim bashkë drejt objektivave! Sukseset nuk kanë kuptim pa mbështetjen e qytetit verdheblu”, shkruan Elbasani në rrjetet sociale.
Poll