Te Vllaznia janë larguar 5 lojtarë deri tani. Zyrtarisht Bruno Gomes, Ajdarevic, Hakaj, Mehidri dhe Boshnjaku nuk do të veshin fanellën e kuqebluve në sezonin e ardhshëm.
Te shkodranët mund të ketë një hatërmbetje me Lorik Boshnjakun. Kjo vërehet nga faqja zyrtare, që nuk e ka përshëndetur atë siç ka bërë me lojtarët e tjerë pas largimit.
Dhe pse Boshnjaku ishte titullar i kuqebluve në mesfushë, largimi për te Suhareka mesa duket nuk është pritur si duhet. 28-vjeçari qëndroi te Vllaznia për 2 vite.
Poll