Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gati për “Final 4”, Ultras Guerrils paralajmërojnë Policinë para Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Gati për “Final 4”, Ultras Guerrils paralajmërojnë
Ultras Guerrils/ © Credits .facebook.com/Guerrils12

Partizani dhe Skënderbeu do të luajnë në “Air Albania” gjysmëfinalen e parë të vlefshme për “Final 4”. Takimi merr jetë ditën e premte, ora 20:00.

“Ultras Guerrils”, grupimi që mbështet Partizanin, ka dalë me njoftim së fundmi. Ata ftojnë tifozët të sigurojnë biletat në sektorin N ku do vendosen, ndërsa po ashtu paralajmërojnë Policinë e Shtetit.

Kjo sipas “Guerrils” vjen për shkak të pengesave që vijnë nga uniformat blu gjatë hyrjes së tifozëve. Kështu, ata tregojnë se do ta kthejnë në protestë ditën e premte që supozohet të jetë festë për futbollin shqiptar.  

Postimi i Ultras Guerrils:

“Në finale nuk shkohet nga shorti, nuk duhet nënvlerësim në asnjë moment por vetëm mbështetje maksimale dhe së bashku të arrijmë finalen dhe ngritjen e trofeut. Nxitoni të blini biletat për sektorin N ku do të vendoset UG. Gjejmë rastin ti bëjmë thirrje organizatorëve dhe policisë së shtetit se në rast se do të ketë pengesa për hyrjen në stadium ashtu sic kanë ndodhur rëndom në ndeshjet e kaluara, (kryesisht derbi  por jo vetëm) do jetë shndërrimi i një dite feste në një protestë të paevitueshme ndaj një arrogance që ka kohë që sa vjen e bëhet më e padurueshme.

Armiku më i madh i vendit nuk mund të shpallen TIFOZËT nën (ose mbi) 18 vjeç”.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga