Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Faleminderit për gjithçka”, Ermir Rashica ZYRTARIZON largimin nga Skënderbeu për t’u transferuar në Ukrainë

Shkruar nga NEWSPORT
“Faleminderit për gjithçka”, Ermir Rashica ZYRTARIZON
Ermir Rashica

Aventurës së Ermir Rashicës me Skënderbeun tashmë i ka ardhur fundi. Talenti 20-vjeçar sapo ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se nuk do të jetë më pjesë e klubit korçar. Rashica do të transferohet në skuadrën e Metalist 1925 Kharkiv që militon në Ligën e Dytë të Ukrainës.

“Lamtumirë KF Skënderbeu – Faleminderit për gjithçka!

Sot është një ditë e vështirë për mua, sepse më duhet të them lamtumirë një klubi që më ka dhënë kaq shumë. KF Skënderbeu nuk ishte thjesht një ekip, por një familje, një shtëpi e dytë ku kam kaluar momente të paharrueshme. Çdo ndeshje, çdo fitore, çdo sfidë e ka lënë një shenjë të thellë në zemrën time.

Dua të falënderoj presidentin e klubit, drejtuesit e klubit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe mbi të gjitha tifozët e zjarrtë të Skënderbeut, që më kanë mbështetur në çdo hap.

Edhe pse po largohem, mirënjohja ime për këtë klub do të mbetet e përjetshme. Jam i lumtur për këtë hap të ri në karrierën time dhe i motivuar për të dhënë më të mirën time në këtë aventurë të re.

Faleminderit, Skënderbeu! Lidhja jonë nuk do të shuhet kurrë!”, shkruan Rashica.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga