Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Erion Braçe me akuza ndaj Policisë së Shtetit pas derbit: Pas një sërë telefonatash erdhën të shoqëronin klubin e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Erion Braçe me akuza ndaj Policisë së Shtetit pas derbit: Pas
Erion Braçe

Duke parë trazirat e shumta që u krijuan sot në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, Erion Braçe ka zgjedhur të mos heshtë. Përkrahësi i skuadrës së “demave të kuq”, mohon mosangazhimin e Partizanit në sigurinë e kësaj ndeshjeje të rëndësishme, duke akuzuar Policinë e Shtetit për papërgjegjshmërinë e tyre.

TIRANA.    DERBI I KRYEQYTETIT;     NUK ESHTE ARRESTIM, ESHTE SHOQERIM!!!!!!     Nuk kam kuptuar kurre pse ndeshja me e rendesishme e FUTBOLLIT SHQIPTAR, perceptohet e luhet si lufte;     Sot isha 1 ore e 15 minuta perpara ne stadium; Presidenti i Partizanit qe ne oren 11.00;   jo per tu marre me ekipin e tij por me POLICINE E SHTETIT, sigurine ne derbi dhe sigurine e ekipit kundershtar qe nuk niste autobusin per ne stadium pa shoqerimin e POLICISE SE SHTETIT!!!!    

Nje ore e ca para ndeshjes, POLICIA NUK ISHTE KUND!     Derbi ka nje procedure standarde per POLICINE E SHTETIT;  Nje dite me pare POLICIA E SHTETIT publikon PLANIN E MASAVE, rruget per levizjen e tifozerive duke garantuar sigurine e cdokujt, kontrollet, menyren e hyrjes e vendosjes ne stadium;  KETE HERE NUK U DEKLARUA ASNJE NGA KETO NJE DITE PARA NDESHJES, FARE!   Epo ishte ngjarja e vetme sot ne Tirane, nuk kishte gje tjeter.     Atehere??     Policia u mobilizua shpejt pas nje serie telefonatash qe nuk kishte fare pse te beheshin; duhet te ishte policia ne krye te detyres, pa telefona!     NDESHJA U SHTY ME 30 MINUTA NGA ORARI I DEKLARUAR!Vendosja e policise ne stadium deshmoi se sa pa plan kish qene struktura me e rendesishme e sigurise publike;   

Fajin per kete nuk e kish as PARTIZANI, as FSHF, thjesht policia!     Nderkohe;   Jam thellesisht i keqardhur qe disa police u lenduan dhe kjo eshte nje tjeter shenje e qarte e mungeses se nje PLANI, qofte edhe per te kontrolluar e carmatosur ata qe ne stadium hyne me gure, flakadane, kapsolla!     NE FUND;   NJE NDESHJE FUTBOLLI NUK ESHTE LUFTE, dakord nuk eshte opera, por lufte nuk eshte; nuk eshte as dhune e as rrugaceri qe gjithmone ka per viktima nena e motra; parullat politike pastaj jane tallavaja e zakonshme;   Na takon ne TIFOZEVE ta bejme kete derbin tone si ai i djeshmi ne MADRID, si ai i te merkures ne LIVERPUL!”, shkruan Braçe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga