
Egnatia është fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Rrogozhinasit mposhtën në finale Kukësin me rezultatin minimal 0-1. Heroi i jeshilëve ishte Edison Ndreca me golin e tij në pjesën e parë.
Takimi i radhës luhet në kuadër të gjysmëfinales së “Final 4”, më 19 maj ora 20:00 te stadiumi “Air Albania”. Vllaznia është rivali, që do diskutojnë finalen e madhe. Shkodranët kanë një arsye përse të ndihen të “kërcënuar”, pas fitores së Kupës nga rrogozhinasit.
Tek Egnatia janë në “qiellin e shtatë” aktualisht. Kujtojmë se dhe në rast barazimi ndaj Vllaznisë, janë ato që sigurojnë finalen e madhe të 26 majit te “Air Albania”.
Poll