Mario Dajsinani
Portieri i Kombëtares dhe Egnatias Mario Dajsiani është një vlerë e shtuar për Superioren. 27-vjeçari ka luajtur një rol të rëndësishëm nën urdhërat e trajnerit Edlir Tetova te rrogozhinasit, duke demostruar aftësi mbreslënëse në katërkëndësh.
Pas aludimeve për një largim të mundshëm gjatë merkatos së dimrit, ka ardhur edhe interesimi konkret. “AlbanianScout” bën me dije se Metalist 1925 në Ukrainë është gati të transferojë portierin shqiptar në Premier League.
Vlera aktuale e Dajsinanit sipas “Transfermarkt” përkon me 400 mijë euro, ndër më të shtrenjtit te kampionët e Superiores. Nëse largimi ndodh, do të rezultonte një humbje e madhe për trajnerin Tetova, Egnatian dhe kampionatin shqiptar.
Poll
