Anis Mehmeti
Bristol City është treguar i “pamëshirshëm” ndaj Portsmouth, duke fituar me shifrat e thella 5 – 0. Serinë e golave e hapi Randell pas 11 minutash lojë. Në të 24 minutë, sulmuesi i Kombëtares Anis Mehmeti dyfishoi shifrat.
Në pjesën e parë të ndeshjes, shqiptari u vlerësua me notën 8.2 sipas “Flashscore”, më i miri në 45 minutat e para. Gjatë fraksionit të dytë, Bristol City shënoi edhe 3 gola të tjerë, dopieta e Amstrong dhe rrjeta e Twine.
Kjo është fitorja më e thellë e Bristol për këtë sezon në Championship. Për Mehmetin, pjesa e dytë pati një rënie. Pas 25 javësh në Championship, ekipi i drejtuar nga Gerhard Struber mban pozitën e 8-të në tabelë.
Notat e pjesës së parë Bristol City - Portsmouth
Poll
