Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

800 mijë euro, Tirana bën gati prezantimin e fantazistit

Shkruar nga NEWSPORT
800 mijë euro, Tirana bën gati prezantimin e fantazistit
Freddy Alvarez

Tirana është një nga skuadrat që merkaton e janarit e shikon si “shpëtim”. Kjo pasi bardheblutë siç dihet ditën e djeshme zyrtarizuan largimin e 9 futbollistëve njëherës, ndërsa kanë vazhduar me afrimet për të plotësuar ekipin.

Tashmë i radhës që pritet të bëhet pjesë e bardhebluve është Freddy Alvarez. 30-vjeçari është një fantazist, i cili do t’u kryente shumë punë kryeqytetasve në gjysmën e sezonit. Mesfushori nga Kosta Rika ka mbyllur aventurën e tij me Liberian dhe pritet që në ditët në vazhdim të mbërrijë në Tiranë për të kopsitur kontratën e tij me bardheblutë.

Siç dihet 30-vjeçari sipas “Transfermarkt” e ka vlerën e  800 mijë euro. Një vlerë e konsiderueshme kjo për Tiranën, e cila edhe nga 2 transferimet e tjera duket se ka vendosur të transferojë lojtarë që kushtojnë, për të rritur kështu edhe vlerën e ekipit jo vetëm financiarisht, por edhe në rezultate.

Në të kaluarën futbollisti ka qenë pjesë e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, teksa është një njohje e vjetër e Omer Bunjakut. Ky i fundit ka qenë drejtor sportiv te Shkupi, ndërsa tani mban te Tirana të njëjtin pozicion.

Poll

Lexo gjithashtu