Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

2 trofe brenda një viti, presidenti i Dinamos SHPËRBLEN skuadrën

Shkruar nga NEWSPORT
2 trofe brenda një viti, presidenti i Dinamos SHPËRBLEN skuadrën
Dinamo

Ekipi i Dinamos e ka mbyllur vitin 2025 triumf. Ata mposhtën 3 – 1 Egnatian në finalen e Superkupës së Shqipërisë, pas 17 vitesh pritje. Po gjatë këtij viti, dinamovitët fituan edhe në Kupën e Shqipërisë, sërish ndaj Egnatias.

Objektivi i “Bluve” për vitin e ardhshëm është i qartë, titulli kampion në Superiore. Presidenti i Dinamos Adrian Bardhi ka vendosur ta shpërbyler ekipin me festë për fundvitin. Ja postimi i plotë:

“Festojmë së bashku! Familja e madhe dinamovite feston 2025-ën e suksesshme. Presidenti Adrian Bardhi ka organizuar festën e fundvitit me ekipin, gjithë pjesëtarët e klubit blu, ish-futbollistë të njohur, përfaqësues të medias dhe miq të tjerë.

Nuk kanë munguar shpërblimet për ekipin dhe çmimet individuale: “Vlerësim dhe mirënjohje” – Trajneri Ilir Daja

“Lojtari i vitit” dhe “Golashënuesi i vitit” - Dejvi Bregu

“Goli më i bukur i vitit” - Eridon Qardaku (ndaj Hajduk Split)

Trajneri më i mirë i Akademisë - Anastas Çaushdelo

“Talenti i vitit” - Bjorni Duka, kapiten i U-19

Mbyllim një 2025 të bukur, me dy trofe të fituar dhe arritjen deri në Play-off-in e Conference League.

Të tjera sfida në presin në 2026-ën! Forca Dinamo!"

 

Poll

Lexo gjithashtu