Në një intervistë të dhënë për “Partziani Channel”, trajneri i të “kuqve”, Oltijon Kërnaja ka bërë dhe bilancin e vitit 2025 të ekipit. Në fjalën e tij ai u shpreh shumë krenar me të gjithë punën e arrritur si dhe përkushtimin të cilin djemt kanë treguar në fushë. Sipas Kërnajës, skuadra është shumë e motivuar dhe gati që të perfeksionohet çdo ditë akoma më shumë. Sigurisht nuk mund të linte pa përmendur edhe tifozët e skuadrës të cilët trajneri i quan edhe lojtarin e tyre të "12"-të.
"Është një peirudhë e mirë, të themi të drejtën pas 12 ndeshjesh, pavarësisht ndonjë luhatje në ndeshjet e fundit. Ekipi ka performuar shumë mirë, dhe ndihem jashtëzakonisht mirë. Pas 12 ndeshjeve të para ekipi ka funksionuar shumë mirë pasi ka qenë qasja e djemve dhe dëshira e djemve për të vazhduar dhe për të bërë maksimumin për veten, për klubin e meritat dhe emrin e madh që ka si klub. Jemi munduar që ta çojmë ekipin më përpara aty ku ka qenë në fillim.
Mendoj se përgjithshmja ka funksionuar mirë por mendoj se duhet të ishim pak më konkret, sidomos aty para porte, kemi humbur disa pikë . Që kur e mendoj tani, kur kthehem prapa dhe analizoj ndeshjet, sicc ishte rasti me Vllazninë apo dhe rasti i ndeshjes së fundit me Dinamon, duhet të kishim disa pikë më shumë por ka vend për t’u përmirësuar dhe do punojmë përsëri që të shkojmë përpara.
Gjithë familjes së kuqe ju uroj gëzuar festat, një vit sa më i mbarë dhe sgurisht që të na mbështesin sa më shumë pasi tifozët janë lojatri jonë i 12-të dhe kemi shumë nevojë për mbështetjen e tyre", ka përfunduar trajneri Kërnaja.
