Teuta
Teuta i ka dhënë dorën e fundit përgatitje, duke zbritur për herë të fundit në fushën e lojës për vitin 2025. Klubi durrsak ka publikuar disa foto nga seanca stërvitore përmbyllëse.
“Seanca e fundit e vitit. Mbyllim 2025-ën me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan klubi i Teutës në rrjetet sociale.
Kujtojmë se “djemtë” e Enkeleid Dobit kanë bërë mirë në 18 javët e luajtura deri më tani në Superiore. Teuta mban vendin e 5-të me 25 pikë të grumbullara, 5 të tilla larg “Final Four”.
Poll
