Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nuk ishte në planet e Kërnajës, sulmuesi njofton largimin, “injoron” trajnerin e të kuqve dhe falenderon Skënder Gegën (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk ishte në planet e Kërnajës, sulmuesi njofton
Judah Garcia

Judah Garcia nuk do të jetë më futbollist i Partizanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

25-vjeçari nuk ishte aspak në planet e trajnerit Oltijon Kërnaja dhe në këto kushte e ka parë të arsyeshme të ndajë rrugët me “Demat”. Futbollisti falenderon ish-trajnerin Gega, ish-drejtorin Sokol Haxhia dhe ish-drejtorin sportiv Arbër Abilaliaj për mundësinë e dhënë, ndërsa ndër rreshta lë të kuptohet edhe marrëdhënia me Kërnajën, për të cilin nuk ka asnjë fjalë falenderuese.

“Një kapitulli të shkurtër i erdhi fundi.

Mirënjohës për kohën time te FK Partizani, tifozët, stafin dhe bashkëlojtarët që u bënë familje gjatë kësaj rruge.

Respekt dhe falënderime për ish-trajnerin Gega, ish-drejtorin teknik Sokol dhe ish-drejtorin sportiv Arbër për mundësinë dhe besimin.

Shqipëria më dha një përvojë të paharrueshme dhe jam mirënjohës për të. I uroj ekipit vetëm suksese për pjesën e mbetur të sezonit”, ka shkruar sulmuesi. Kështu aventura e tij në kryeqytet ka zgjatur vetëm 5 muaj, teksa u bë pjesë e “Demave” në korrik të këtij viti. Ndërkohë me fanellën e kuqe luajti në 9 ndeshje në Superiore, në total 417 minuta.  

ZYRTARE/ Nuk ishte në planet e Kërnajës, sulmuesi njofton
 

 

Poll

Lexo gjithashtu