Prej ditësh tashmë Superiorja është në pauzë, me ekipet që kanë disa ditë pushime për të rifituar “energjitë” për pjesën e dytë te sezonit. Por me Superioren që tashmë ka një tablo më të plotë pas 18 javëve të parë, shikojmë edhe ecurinë e ekipeve.
Kështu në 5 ndeshjet e fundit në kampionat shikojmë se Dinamo dhe Egnatia kanë kuotë të njëjtë pikësh të grumbulluara. Si rrogozhinasit ashtu edhe dinamovitët kanë marrë nga 4 fitore dhe janë mposhtur 1 herë.
12 pikë, me kampionat aktualë që kanë “blinduar” vendin e parë, ndërsa nga krahu tjetër fituesit e Superkupës së Shqipërisë janë ngjitur në klasifikim dhe tashmë e shikojnë veten 1 pikë larg Elbasanit të vendit të dytë dhe 6 pikë pas Egnatias kryesuese.
