Tirana
Klubi i Tiranës ka njoftuar hyrjen më të re në skuadër, atë të mesfushorit sllovak, Patrik Myslovic. Me anë të një postimi në “Instagram”, kryeqytetasit kanë treguar se marrëveshja me mesfushorin 24-vjeçar u nënshkrua sot.
Një futbollist i cili vlen 500 mijë euro në treg sipas platformës "Transfermark".
Futbollisti sllovak ka një kontratë e cila vlen për 3 sezonet e ardhshme si pjesë e ekipit “bardheblu”. Ndërsa Myslovic ka luajtur më parë tek ekipe si Zilina, Aberdeen dhe Levski Sofia, dhe tani është përforcimi më i ri i skuadrës së Tiranës.
View this post on Instagram
Poll
