Vllaznia ka mbyllur pjesën e parë të këtij sezoni në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit. Shkodranët pas 18 ndeshjesh kanë arritur të grumbullojnë 30 pikë.
Ekipi i drejtuar nga Edi Martini është skuadra më e fortë në transfertë, me kuqeblutë që ia kanë dalë të grumbullojnë 22 pikë në shtëpi. Kështu “Loro Boriçi” konsiderohet si “fortesa” e tyre në këtë sezon.
Por nëse në shtëpi janë të “pakapshëm”, në transfertë lënë shumë për të dëshiruar. Kjo pasi kanë mundur të sigurojnë vetëm 8 pikë në 9 sfida të zhvilluara në transfertë. Të gjithë në Shkodër shpresojnë që tashmë në pjesën e dytë të sezonit, historia e sfidave në transfertë të ndryshojnë rrjedhë dhe shkodranët të luftojnë deri në fund për titullin kampion.
