Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Mosha... numër! Futbollisti 59-vjeçar s’ndalet, firmos me ekipin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mosha... numër! Futbollisti 59-vjeçar s’ndalet,
Kazuyoshi Miura

Kazuyoshi Miura nuk ka ndërmend të ndalet. Ish-sulmuesi i Genoas, që në shkurt do të mbushë 59 vjeç, ka njoftuar se do të vazhdojë karrierën duke u transferuar në huazim te Fukushima United, skuadër e kategorisë së tretë në Japoni.

“Pasioni im për futbollin nuk ka ndryshuar, pavarësisht moshës”, është shprehur Miura. I njohur në atdhe si “Re Kazu”, ai regjistroi shtatë paraqitje sezonin e kaluar me Atletico Suzuka, ekip që më pas ra nga kategoria.

Miura u rikthye në Japoni në vitin 2024 pas një eksperience në Portugali me Oliveirense. Gjatë karrierës së tij ka luajtur në Brazil, Itali, Japoni, Kroaci dhe Australi, ndërsa me kombëtaren japoneze numëron 89 ndeshje dhe 55 gola.

Poll

Lexo gjithashtu