Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Bylis, te Tirana e Vora, Flamurtari luan "finalet" për mbijetesën brenda 2 javësh

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Bylis, te Tirana e Vora, Flamurtari luan "finalet" për
Flamurtari

Skuadra e Flamurtarit e nisi këtë sezon me pretendime në “piedestal”, e shoqëruar me blerje të “bujshme” në “letër”. Ka kaluar gjysma e edicionit 2025-2026 dhe vlonjatët mbajnë vendin e parafundit në tabelë me 14 pikë, përkohësisht të rënë nga Superiorja.

Kalendari i muajt janar do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin e trajnerit Francesco Moriero. Ata luajnë fillimisht kundër Elbasanit në transfertë, për të vijuar me 3 “finalet” e mbijetesës, konkretisht karshi Bylisit në 18 janar (shtëpi), me Tiranën në 24 janar (transfertë) dhe e mbyllin janarin kundër Vorës (transfertë).

Përfundimet e këtyre duleve do të japin një rezyme më të qartë se ku është Flamurtari i Moriero dhe sa shanse reale ka për të “mbijetuar” në elitën e futbollit shqiptar.

Nga Bylis, te Tirana e Vora, Flamurtari luan "finalet" për
Kalendari i Flamurtarit për muajn janar në Superiore

 

Poll

Lexo gjithashtu