
Vllaznia
Vllaznia është rikthyer ditën e sotme në stërvitje. Shkodranët pas 2 ditësh pushime u janë rikthyer përgatitjeve për duelin e radhës.
Në program është sfida me Teutën, përballje që do të luhet në “Loro Boriçi” dhe që është e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit. Për këtë takim Thomas Brdaric kërkon përqendrim maksimal dhe përgatitjet në çdo detaj, pasi është një përballje e rëndësishme për kreun e klasifikimit.
Aktualisht kuqeblutë pas 13 ndeshjesh kanë arritur të sigurojnë 22 pikë dhe mbajnë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Janë vertëm 2 pikë pas Partizanit, ndërsa në këto javë kanë shënuar 21 gola dhe kanë pësuar 16 të tillë.
Poll