
Francesco Moriero mori drejtimin e Flamurtarit, pasi këta të fundit larguan spanjollin Carlos Garcia. Në ndeshjen e tij debutuese në Superiore, Moriero u mposht 0-1 nga Partizani.
Një humbje që la “shije të hidhur” te vlonjatët, por besimi që administratori Sinan Idrizi ka ndaj italianit, duket tepër i madh. Por sa mund t’ja shpërbleje Moriero këtë besim?!
Edhe pse te vlonjatët duhet një reagim i menjëhershëm, pasi ndodhen në vendin e fundit me vetëm 2 pikë pas 7 javësh kampionat, Moriero pas humbjes me Partizanin u shpreh se “nuk ka shkopin magjik”. Këto fjalë janë thënë pikërisht nga “timonieri” që u mor për të nxjerrë sa më shpejt Flamurtarin nga situata e vështirë.
Në njëfarë mënyre, as Moriero nuk e ka “shtypur gazin” që në start, duke “lënë në baltë” si Flamurtarin, ashtu dhe kreun e klubit, Sinan Idrizin, i cili i besoi ekipin.
Megjithatë, me “shkop” apo pa “shkop magjik”, vlonjatët presin një reagim të menjëershëm në ndeshjen e radhës. Flamurtari do të luajë të shtunën në transfertë përballë Teuëts, duke nisur prej orës 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.