Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Hirushja" e kampionatit, Vora i jep “identitet” futbollit në Superiore (ARSEYJA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Hirushja" e kampionatit, Vora i jep “identitet”
Vora pas fitores me Elbasanin

Skuadra e Vorës nën drejtimin e trajnerit Arjan Bellai po i befason të gjithë pas 7 javësh në Superiore, duke grumbulluar 10 pikë, vendi i 6-të . Fakti që ata erdhën nga Kategoria e Parë në elitën e futbollit shqiptar i rrit kreditet, por kjo nuk është e gjitha.

Fitorja e papritur ndaj Elbasanit në transfertë është “kërcënim” për të gjithë rivalët se ata mund ti shkaktojnë “dëme”. Fillimisht u mendua se Vora do të kishte synim garën për mbijtesë, por deri tani po rezultonë e kundërta.

Gjatë këtij sezoni ka rënë në sy prezenca e lartë e lojtarëve të huaj, ama jo te Vora. Në duelin me Elbasanin, trajneri Bellai kishte në fushë si titullar vetëm dy futbollistë të huaj, Vinicius Cesar dhe Ëallace, të dy brazilianë. Klubi në fjalë është foksuar te lojtarët shqiptarë, ku pjesa dërrmues është “produkt” vendas.

“Hirushja" e kampionatit, Vora i jep “identitet”
Formacioni i Vorës

 

Poll

Lexo gjithashtu