Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia "shkel" çdo rival, sulmi "kërcënon" Tiranën para Klasikes së Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia "shkel" çdo rival, sulmi
Vllaznia

Vllaznia po kalon një formë fantastike në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini ndodhet në vendin e parë me 16-të pikë të grumbulluara pas 7-të javësh , 2 më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt, Egnatia.

Një meritë të jashtëzakonshme për këtë ka sulmi shkodran. Në vetëm 7 javë të luajtura, kuqeblutë e kanë gjetur 12 herë portën kundërshtare, me një mesatare prej 1.7 gola për ndeshje. Edhe këtë vit Bekim Balaj po tregon një formë fantastike, ku bomberi ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje të luajtura dhe duket se mosha për të është thjesht një numër.

Një fakt tjetër për tu përmendur është se Vllaznia ka shënuar në çdo ndeshje që ka luajtur këtë sezon, duke u bërë kështu e pandalshme ndaj çdo skuadre.

Ndeshja e radhës do të jetë Klasikja e kampionatit, ku  Vllaznia do të përballet ditën e premte me ekipin e Tiranës dhe ku sulmi i veriorëve është gati të godas sërisht.

Poll

Lexo gjithashtu