Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pasi i “dëboi” Laçi, Vora gjen “strehë” te rivalët për ndeshjen kundër Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Pasi i “dëboi” Laçi, Vora gjen “strehë”
Vora

Më në fund Vora bie në qetësi për pjesën e stadiumit. Skuadra do të zhvillojë ndeshjet e saj duke nisur nga kjo e premte, ku do të luajë ndaj Dinamos, në stadiumin “Arena e Demave”.

Më parë skuadra e drejtuar nga Arjan Bellai i zhvillonte takimet e saj në stadiumin e Laçit. Por ekipi kurbinase nuk i lejojë që këtë javë të luanin aty, për arsye se ditën e shtunë do të zhvillojnë ndeshjen e tyre ndaj ekipit të Burrelit.

E gjetur pa një stadium, pasi ai i tyre po rikonstruktohet, skuadra e Vorës iu drejtua FSHF-së, e cila i mundësoi që të luanin ndeshjet e ardhshme në stadiumin e “Demave të Kuq”.

Një moment qetësie për grupin e Arjan Bellait, të cilët i pret një përballje mjaftë e vështirë ndaj ekipit të Ilir Dajës. Ndeshja mes Vorës dhe Dinamos do të luhet të premten në orën 14:00.  

Poll

Lexo gjithashtu