
"Tirona Fanatics" në stadiumin "Loro Boriçi"
Vllaznia dhe Tirana do të përballen këtë të premte, në kuadër të javës së 8-të të Superiores. “Klasikja e Shqipërisë”, që do të luhet në Shkodër, do të nisë në orën 17:00.
Në prag të këtij dueli, ka reaguar edhe tifogrupi mbështetës i kryeqytetasve, “Tirona Fanatics”. Këta të fundit kanë dhënë detaje për antarët në lidhje me këtë transfertë delikate.
“Të premten drejt Shkodrës. Nisja në orën 14:00 nga stadiumi! Bashkë, vetëm për emrin e Tironës! Të gjithë me të zeza”, shkruan TF në rrjetet sociale.

Njoftimi i "Tirona Fanatics"
Poll