
Vllaznia - Tirana
Në “Loro Boriçi” ditën e premte do të luhet një nga ndeshjet më emocionuese në futbollin shqiptar. Vllaznia do të presë Tiranë dhe ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës s ë8-të të kampionatit.
Klasikja e Shqipërisë është një nga sfidat më të luftuara dhe spektakolare në Superiore dhe për këtë takim interesi i tifozëve pritet të jetë i lartë. Kështu klubi shkodranë ka nxjerr në shitje edhe biletat për këtë përballje.
Një biletë në tribunën C kushton vetëm 200 lekë, për të vazhduar me 400 lekë në tribunën D dhe 500 lekë në tribunën E. Në tribunat A dhe B një biletë kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunën VIP vlera e saj është 1500 lekë.
View this post on Instagram
Poll