
Fotomontazh/ Presidenti i Partizanit, Gaz Demi
Oltijon Kërnaja e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme te Partizani. Që në debutim, tekniku 37-vjeçar arriti të rikthente “të kuqtë” te fitorja, duke marrë 3 pikë të arta në transfertën vlonjate përballë Flamurtarit.
Sikur të mos mjaftonte kjo, me t’u kthyer në kryeqytet, Kërnaja mori në dorë “frerët” e Partizanit B. Këta të fundit, triumfuan me shifrat 5-0 përballë Devollit, në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë së Dytë, grupi B.
Një paraqitje spektakolare, si në ekipin A dhe atë B, duke treguar pasionin dhe aftësitë që Kërnaja ka. Siç duket, Gaz Demi ia ka “qëlluar” këtë herë, duke i gjetur Partizanit, “heroin” që mungonte.
Poll