
Flamurtari është skuadra e vetme në Superiore që deri më tani ka 0 kolonën e fitoreve. Vlonjatët nuk ia kanë dalë ende që këtë sezon të marrin 3 pikët e para në elitë që pas rikthimit.
Kur jemi edhe 2 ndeshje larg fundi të fazës së parë, kuqezinjtë kanë mundur të grumbullojnë vetëm 2 pikë. Ekipi i cili aktualisht drejtohet nga Francesco Moriero ka marrë vetëm 2 barzime, duke zhgënjyer të gjithë.
Prej javësh tashmë “luftojnë” për të arritur te fitorja, por siç duket në 2 ndeshjet e ardhshme ka “kundër” edhe kalendarin. “fati” i ka rezervuar përballje të vështira, ku fillimisht do të luajnë me Teutën në transfertë në “Niko Dovana”. Duel i vlefshëm për javën e 8-të dhe do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 17:00.
Dhe pas sfidës me durrsakët, ku sigurisht do të jenë “all-in” ëpr fitoren, një tjetër kundërshtar jo i favorshëm i pret. Më 29 tetor do të përballen me Vllazninë, në kuadër të jaës së 9-të të Superiores dhe që është sfida e fundit e fazës së parë. Kjo përballje është parashikuar të luhet në Vlorë dhe ku vlonjatët do të tentojnë ta mbyllin me fitore fazën e parë. Mbetet të shihet se sa pikë do t’ia dalin të grumbullojnë kuqezinjtë në 2 ndeshjet e fundit të fazës së parë.