Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Askush si Teuta në këtë sezon, durrsakët “kockë” e fortë për çdo kundërshtarë

Shkruar nga NEWSPORT
Askush si Teuta në këtë sezon, durrsakët
Teuta

Teuta është skuadra e vetme në këtë sezon që nuk e njeh humbjen në kampionat. Durrsakët në 7 javë të zhvilluara deri më tani, nuk janë mposhtur nga asnjë ekip.

Kjo tregon se ekipi i drejtuar nga Enkeleid Dobi është një “kockë” e fortë në këtë sezon për çdo rival. “Djemtë e Detit” deri më tani kanë grumbulluar 11 pikë.

Kanë siguruar 2 fitore dhe 4 barazime. Kanë mposhtur Dinamon dhe Bylisin, ndërsa janë ndalur në barazim nga Partizani, Vora, Vllaznia dhe Tirana.

Ndërkohë faza e parë e kampionatit ka edhe 2 ndeshje për të përfunduar, me Teutën që do të përballet fillimisht me Flamurtarin të shtunën, në kuadër të javës së 8-të dhe më pas do të sfidojnë në transfertë Egnatian. Mbetet të shihet nëse durrsakët do t’ia dalin të mbajën 0 kolonën e humbjeve në fazën e parë.

Poll

Lexo gjithashtu