
Vora
Vora do të duelojë me Dinamon në kuadër të javës së 8-të të kampionatit. Ekip i Arian Bellait do të luajë si pritës në “Arenën e Demave”, takim i cili është parashikuar të zhillohet ditën e premte në orën 14:00.
Pikërisht për këtë sfidë, klubi ka nxjerr në shitje edhe biletat. Drejtuesit kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre, të cilat kushtojnë nga 300 lekë në tribunën përballë dhe nga 500 lekë në tribunën e miqve dhe atë VIP.
Vlen të theksohet se Vora aktualisht mban vendin e 6-të në klasifikim me 10 pikë pas 7 javësh, ndërsa Dinamo ndodhet një pozicion më lart me 1 pikë më shumë.
View this post on Instagram
Poll