Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Bëmë gjithçka, por na mungoi fitorja”, Magani: Ndërrimet ndikuan për mirë në pjesën e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëmë gjithçka, por na mungoi fitorja”, Magani:
Gugash Magani


Tirana dhe Teuta nuk mundën të shkojnë më shumë se një barazim pa gola në javën e 17-të të Superiores në “Air Albania”. Në përfundimin e kësaj përballjeje ka folur trajneri i Tiranës, Gugash Magani.

“E filluam keq lojën në 15 minutat e para nuk e patëm mirë stabilitetin dhe pjesa e parë nuk ishte aq e mirë. Dua t’i përgëzoj djemtë për lojën e mirë që bënë.

Në shumicën e rasteve në pjesën e parë patëm probleme në mesfushë, Dembele nuk ishte në pozicionin e tij natyral. U mendova qëtë bëmë ndërrime dhe pjesa e dytë rezultoi e mirë.

Jonuzi i ka bërë ndeshjet të gjitha 100 %, por ka pasur një lodhje të vogël fizike, unë atë e kam pasur gjithmonë një lojtar kyç. Haxhiu është një lojtar që më të fortë ka pikën sulmuese sesa mbrojtëse.

Kundërshtari na dilte gjithmonë në superioritet në krahun e majtë ndaj ne bëmë ato ndërrime në pjesën e dytë që them se funksionuan mirë.

Bëmë gjithçka në këtë ndeshje vetëm se na mungoi fitorja.”- u shpreh tekniku Magani në përfundimin e sfidës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga