Bashkia e Tiranës akordon 150 milionë lekë të vjetra premio, për çdo klub të kryeqytetit që shpallet kampion. Të njëjtën gjë pritet të bëjë sivjet dhe me Partizanin, në rast se shpallet kampion.
Partizani luan të dielën ora 19:00 kundër Egnatias. Ndeshja është e vlefshme për finalen e “Final 4”.
Kujtojmë se “demat” eleminuan në gjysmëfinale Skënderbeun me rezultatin 1-0. Në anën tjetër Egnatia u kualifikuar përmes barazimit 0-0 ndaj Vllaznisë, pasi kishte dhe avantazhin e barazimit si vend i parë nga kampionati.
Poll