
Laci - Elbasani
Laçi dhe Elbasani do të përballen ditën e nesërme në kuadër të javës së 31-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Kurbinit, do të startojë në orën 15:00.
Përsa i përket këtij sezoni, ekipet janë në baraspeshë totale në 3 ndeshjet e para. Si Laçi dhe Elbasani kanë nga një fitore. Ndërsa një prej ndeshjeve të këtij sezoni ka përfunduar në barazim.
Prandaj nesër do të luhet për 3 pikët, të cilat do t’i jepnin fituesit avantazhin në statistika. Kujtojmë se momentalisht Elbasani mban vendin e 5-të me 37 pikë dhe Laçi me 33 pikë renditet i 6-ti.
Poll