
Egnatia është fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Rrogozhinasit mposhtën në finale Kukësin me rezultatin minimal 0-1. Heroi i jeshilëve ishte Edison Ndreca me golin e tij në pjesën e parë.
Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN kapiteni i Egnatias Renato Malota.
"Normalisht që u hap thesi. Çunat e merituan, falenderojmë presidentin që nuk mungon suporti i tij, 40 mijë euro. Gjithsecili ka bonuse personale dhe është më shumë. Është emocion ndryshe si kapiten, përgjegjësi e madhe. Kemi kaluar 1 vit shumë të vështirë me humbjen e Dëmenas, këtë trofe ia dedikojmë vetëm atij. Në futboll nuk ke kohë për të festuar, është plus për ne se shkojmë më të qetë te Vllaznia me trofe të siguruar. 2 finalet e radhës do të japim më të mirën. Për ne do jetë si finale, do futemi për ta fituar. Është emër i madh Vllaznia dhe e dijmë çfarë na pret. Kemi ekip të konsoliduar, kam besim do e kalojmë Vllazninë. Futbolli nuk ka moshë, nëse stërvitesh mirë je i aftë të luash deri 34, 35, 36.