Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

3 trofe për Edlir Tetovën , 2 prej tyre kundër Orges Shehit

Shkruar nga NEWSPORT
3 trofe për Edlir Tetovën , 2 prej tyre kundër Orges Shehit
Edlir Tetova - Orges Shehi

Edlir Tetova këtë sezon fitoi dopietën me Egnatian, ndërsa ka mundësinë të fitojë edhe Superkupën e  Shqipërisë, sfidë që do ta luajë përballë Kukësit. Ende nuk ka një datë zyrtare, por finalja e Superkupës do të luhet mes rrogozhinasve dhe verilindorë.

Edlir Tetova në karrierën e tij ka arritur të fitojë 3 trofe. Të 3 janë në krye të Egnatias, me timonierin që shkruan emrin e tij në historinë e rrogozhinasve. Por ajo që bie më shumë në sy si për ironi të fatit janë 2 trofetë e fituar.

Tetova ia doli të fitonte titulllin përballë Partizanin, me demat që drejtohen nga Orges Shehit. Ndërkohë një Kupë Shqipërie, timonieri i rrogozhinasve e ka fituar sërish kundër ish-eprorit të tij, i cili drejtonte Tiranën.  Siç duket timonieri i Egnatias ia ka marrë dorën fitimit të trofeve ndaj Shehit, duke dominuar ndaj tij, me ish-portierin e Kombëtares që nuk ia ka dalë të fitojë trofe përballë Tetovës me asnjërën prej ekipeve kryeqytetase.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga