
Vora
Shkëlzen Ruçi do të jetë një mungesë e rëndësishme për Vorën në javën e ardhshme të Superiores, ku do të përballen me Dinamon. 33-vjeçari do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Në 7 ndeshjet e para të këtij sezoni, Ruçi është ndëshkuar 4 herë me karton të verdhë. Në këto kushte dhe sipas rregullores, “gardiani” do të jetë mungesë e sigurt përballë dinamovitëve.
Kështu, portieri i dytë i Vorës, Romeo Harizaj “nis festën”. Ai do të jetë titullar në ndeshjen kundër Dinamos dhe do të ketë shansin e artë për të impresionuar trajnerin Arjan Bellai.
Kujtojmë se Harizaj është një ish i Dinamos, teksa në të shkuarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Tiranës.
Poll