Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

7 javë dhe 4 kartonë të verdhë, lojtari i Vorës për rekord, dikur ishte titullar i padiskutueshëm i Milinkoviç që Partizani e çoi në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
7 javë dhe 4 kartonë të verdhë, lojtari i Vorës
Shkëlzen Ruçi

Portieri i Vorës, Shkëlzen Ruçi, ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren e sotme 1-2 përballë Elbasanit. Madje, 33-vjeçari u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në përfundim të sfidës.

Por, ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme, atë kundër Dinamos, e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Kjo për shkak se në vetëm 7 ndeshje të luajtura, portieri është ndëshkuar 4 herë me karton të verdhë, duke sjellë mungesën e tij në ndeshjen e ardhshme, sipas rregullores.

Kujtojmë se në të shkuarën, Ruçi ka qenë titullar fiks për Luftëtarin. 33-vjeçari ishte pikë kyçe për gjirokastritët, në kohën kur këta të fundit drejtoheshin nga Mladen Milinkoviç, i cili u shkarkua disa javë më parë nga Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu