Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

3 pikët janë “jetike”, Kukësi ndaj Tiranës kërkon fitoren e parë në kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
3 pikët janë “jetike”, Kukësi ndaj Tiranës
Kukesi - Tirana

Kukësi do të luajë në transfertë sfidën e javës së 31-të të Superiores. Verilindorët do të sfidojnë Tiranën në kryeqytet dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave ditën e shtunë në orën 15:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja skuadrat që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 2 ndeshjesh. Kjo përballje vjen vetëm pak ditë pas duelit mes tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Poll

Kukësi doli fitues në përballjen e 3 marsit, me kuksianët që triumfuan 2-0 në shtëpi ndaj kryeqytetasve. Tashmë jo vetëm në Kupën e Shqipërisë, ekipi i Bledar Devollit do të kërkojë “kokën” e bardhebluve edhe në kampionat, pasi 3 pikët janë mjaft “jetike” për ta për mbijetesën në Superiore.

Por përveç fitores në Kupën e Shqipërisë, Kukësi në 3 përballjet e këtij sezoni në kampionat nuk ka pasur aspak fat ndaj Tiranës. Të 3-ja duelet janë fituar nga bardheblutë, me ekipin e Erbin Fagut që iu ka marrë kështu 9 pikë në kampionat verilindorëve. Mbetet të shihet nëse këtë herë Kukësi do t’ia dalë të marrë fitoren e parë në kampionat ndaj tyre apo Tirana do të thellojë statistikat në favor të tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga