
Air Albania - Superiore
Superiorja do të luajë sot sfidat e vlefshme për javën e 34-të të saj. Kanë mbetur dhe 3 javë nga fundi, ndërsa kalendari do të jetë i ngjeshur.
Për të vendosur fatet e sezonit, ndeshjet do të luhen nga kjo e shtunë në tjetrën. Do të jetë kjo 1 javë intensive për skuadrat e Superiores, që do të luajnë gjithçka për gjithçka.
Pas ditës së sotme, ndeshjet e radhës marrin jetë të mërkurën. Gjithçka mbyllet me ditën e shtunë, më 11 maj.
Kujtojmë se pas përfundimit të kalendarit të rregullt, do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë. Egnatia dhe Kukësi do të masin forcat në “Air Albania”, teksa më pas marrin skenën përballjet e “Final 4”.
Poll