Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vëmendja te kombëtarja, por FSHF-ja zbulon agjendën e javës 27 dhe 28. Orare të reja për sfidat

Shkruar nga NEWSPORT
Vëmendja te kombëtarja, por FSHF-ja zbulon agjendën e javës

Ditën e sotme të gjithë tifozët e kanë vëmendjen te kombëtarja shqiptare e cila ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Poloninë, takim që starton në orën 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Por menjëherë pas ndeshjes së kuqezinjve vëmendja do të përqendrohet te kampionëti shqiptar, i cili ka hyrë në në fazë të “nxehtë” të tij. Teksa kanë mbetur edhe 10 javë deri në fund, tashmë është bërë e ditur edhe agjenda e dy javëve të ardhshme, 27 dhe 28.

Ndeshje mjaft interesante dhe të luftuara janë në program. Më 1 prill dhe 2 prill do të luhet për llogaritë e javës së 27-të. Të shtunën do të luhen 3 sfida me orare të reja tashmë. Në orën 15:00 në fushë zbresin Kukësi-Egnatia dhe Teuta-Partizani, kurse Vllaznia-Bylis starton në orën 18:00. Ndërkohë të dielën do të luhen dy takimet e tjera. Ora 15:00 Kastrioti-Laçi dhe në orën 18:00 Tirana-Erzeni.

Gjithashtu janë zbuluar edhe sfidat e javës së 28-të, e cila do të luhet më 9 dhe 10 prill. Në këtë javë spikat takimi mes Tiranës dhe Kukësit që luhet në orën 18:00 ditën e hënë.

Ndeshjet e javës së 27-të:

Të shtunën më 1 prill

15:00/ Kukësi-Egnatia

15:00/ Teuta-Partizani

18:00/ Vllaznia-Bylis

Të dielën më 2 prill:

15:00/ Kastrioti-Laçi

18:00/ Tirana-Erzeni

Ndeshjet e javës së 28-të:

Të dielë më 9 prill:

15:00/ Teuta-Laçi

15:00/ Kastrioti-Bylis

18:00/ Vllaznia-Erzeni

Të hënën më 10 prill:

15:00/ Egnatia-Partizani

18:00: Tirana-Kukësi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga