Kategoria Superiore po përgatit javën e gjashtë, me duelet që do të zhvillohen të premten dhe të shtunën që vjen, teksa vëmendja shkon për derbin Tirana – Partizani. Menjëherë pas këtyre ndeshjeve, skuadrat nuk do të kenë kohë për pushime pasi java e shtatë luhet mesjavën që vjen.
Axhenda e javës pasardhëse sheh dy orare të ndryshme. Në 13:45 do të zhvillohen katër ndeshje, ndërsa në 16:45 luhet dueli I fundit mes Partizanit dhe Teutës. Për shkak të bojkotit, kalendari I Superligës vjen me një ngjeshje, që ndikon drejtpërdrejtë te lojtarët dhe stafet teknike.
Java 7 – Superliga shqiptare – E mërkurë, 9/12/2020
13:45
Bylis – Kukësi
Kastrioti – Vllaznia
Laçi – Tirana
Apolonia – Skënderbeu
16:45
Partizani – Teuta