
Mirel Josa
Mirel Josa është trajneri i ri i Suharekës. Pasi mbylli aventurën e tij me Vëllaznimin e Gjakovës në ligën e parë të Kosovës, tashmë ka firmosur me skuadrën që militon në Superligë.
Klubi i Suharekës beson te eksperienca e 61-vjeçarit, duke ia lënë atij në dorë misionin për mbijetesë. Para Suharekës dhe Vëllaznimit, Josa ka drejtuar ekipe elitare shqiptare si Tirana, Vllaznia, Skënderbeu, Prishtina, Teuta dhe Elbasani.
Njoftimi i klubit të Suharekës:
Mirësevjen, Profe!
FC Suhareka ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Joca, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës. Me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar, Joca pritet të sjellë stabilitet dhe sukses te ekipi ynë.