Kosova
Kombëtarja shqiptare nuk është e vetmja që ka mësuar sot kundërshtarët e Nations League. Në shortin e hedhur në Burksel për edicionin 2026/2027 të këtij kompeticioni, ka njohur rivalët edhe Kosova.
“Dardanët” do të jenë në grupin B3, pasi janë në Ligën B. Shorti e ka vendosur Kosovën në grup me ekipe të forta si Izraeli, Austria dhe Irlanda. Vlen të theksohet se edhe rrugëtimi i “dardanëve” në Nations League do të nisë në shtator.
Megjithatë datat nuk janë përcaktuar ende. Programi i plotë i ndeshjeve do të bëhet i ditur në vijim.
Poll
