Ditën e sotme janë zhvilluar 3 ndeshje të javës së 19-të në Superligën e Kosovës. Drenica edhe pse luajti në shtëpi, nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 kundër Llapit.
Prishtina e mbylli ndeshjen me karton të kuq, ama ia doli të fitojë 1 – 0 kundrejt Dukagjinit. Pas këtij triumfi, kryeqytetasit i kanë dhënë fund pasigurive në rezultat dhe i janë rikthyer fitoreve, kryesojnë sëbashku me Ballkanin në kampionat, 33 pikë.
Sfida mes Ferizajt dhe Dritës, është fituar nga kampionët e Superligës së Kosovës me rezultatin 1 – 0. Për ish-trajnerin e Tiranës Nevil Dede, tashmë në pozitën e “timonierit” te Ferizajt, vjen një tjetër “goditje” për objektivin mbijetesë, vendi i parafundit në tabelë me 19 pikë.
Ferizaj - Drita 0 - 1
