Liverpool
Në raundin e 1/16-ave të Kupës së Anglisë, ekipet “big” nuk kanë gabuar. Liverpool fitojë bindshëm 3 – 0 kundër Brighton në “Anfield Road”, ndërsa te goli u rikthye edhe Salah.
Manchester City bëri “detyrën” ndaj Salford, e mbyllur 2 – 0, ndonëse në fushë për “Qytetarët” ishte një ekip i “rinovuar” në emra. Newcastle mposhti 3 – 1 Aston Villën, ndërsa befasia e madhe përkoi me Burnley.
Ekipi i drejtuar prej Scott Parker u “dorëzua” në shtëpi 1 – 2 nga Mansfield, skuadër që militon në ligën e 3-të në Angli. Duket se trajnerin Parker po e zë “haka” e Armando Brojës, pasi ka dy ndeshje që nuk e përfshinë as në stolin e rezervave.
Poll
